Kuriozitet

Banorët e një qyteti në Uells u terrorizuan nga një ketër

Banorët e një qyteti të vogël në Uells po terrorizohen nga një ketër, që po i sulmon, raporton “Daily Mail”.

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit 18 persona janë kafshuar nga ketri dhe është dashur të marrin vaksinë për tetanus.

Ketri ka filluar të sulmojë pensionistët, fëmijët dhe madje edhe disa kafshë shtëpiake në oborre të shtëpive në Buckley, Flintshire, javën e kaluar.

Por tmerri i tyre përfundoi të hënën, kur ra në kurth të vendosur nga 65-vjeçarja Corrine Reynolds.

“E mësova dje se brenda 48 orëve, ketri kishte kafshuar 18 persona”, tha Reynolds.

Image