Kuriozitet

Bidenit i bëhet dhuratë një qen

Shtëpia e Bardhë është bërë edhe me një anëtar të ri të familjes. Një qen i quajtur ‘komandant’. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, njoftoi se në muajin janar do të bëhen me një mace.

Joe Biden së bashku me bashkëshorten Jill, mirëpriten qenin në Shtëpinë e Bardhë.

“Hej mik, si je”, i tha Biden në një video, që e publikoi, duke shfaqur qenin teksa vraponte.

Qeni është gjerman i racës së pastër, që ka lindur në muajin shtator. Familjes Biden ua bëri dhuratë vëllai dhe kunata e presidentit.