Kuriozitet

Amerikanit ia ‘pushtojnë’ arinjtë oborrin

Jerry Shutman nga Kalifornia është i frikësuar se arinjtë po ndërtojnë fole nën shtëpinë e tij. Ai kapi disa pamje ku një ari me të vegjlit u panë nën shtëpinë e tij, një hapësirë e hapur nga shtazët.

“Jam i shqetësuar, ata po bëjnë rrëmujë. E kanë grisur izolimin poshtë, që di që tashmë ka ndodhur. Kam frikë se do t'i shqyejnë telat elektrikë”, shtoi ai.

Pronari i shtëpisë tha se ka kërkuar ndihmë nga zyrtarët lokalë të kafshëve të egra, derisa ato i kanë rekomanduar vendosjen e leckave me amonjak pranë hyrjes së shtëpisë. Ai deklaroi se do ta sigurojë edhe më tej shtëpinë, sapo që miqtë e paftuar t'ia lirojnë zonën.