Lëmsh

Plani për të ruajtur gjitarët në zhdukje

 

Manatët u renditën si të rrezikuar për vite nga qeveria federale, mirëpo në vitin 2017 numri i tyre dukej se ishte rritur mjaftueshëm- zyrtarët kanë vënë në dukje se ishin diku rreth 7,000 dhe 8,000 kafshë në Florida- që statusi i tyre u zvogëlua në listën e të kërcënuarve. Disa politikanë të Floridës, përfshirë edhe republikanin amerikan Vern Buchanan, ka bërë presion për ta rikthyer statusin e tyre në të rrezikuar, ngaqë sjell më shumë vëmendje dhe burime tek ata

Normalisht, dhënia e ushqimit për kafshët e egra konsiderohet si diçka jashtë kufijve, mirëpo situata e tmerrshme në Florida me më shumë se 1,000 manatë që vdesin nga uria për shkak të ndotjes së shkaktuar nga faktori njeri, po i bën zyrtarët ta konsiderojnë si plan të paprecedentë atë të ushqimit.

Shërbimi i Peshkut dhe i Kafshëve të egra në SHBA, si dhe zyrtarët shtetërorë të mjedisit synojnë të zbulojnë një propozim me kufizime këtë javë, për të ushqyer gjitarët e dashur detarë në një lokacion të veçantë të Floridës, për ta parë se si funksionon ky propozim. Kjo zakonisht nuk bëhet me ndonjë kafshë të egër, mirëpo situata është bërë aq serioze sa duhet të merret parasysh, ka thënë drejtori ekzekutiv i “Save the Manatee Club”, Patrick Rose.