Kuriozitet

Pronari i një firme amerikane pushon nga puna 900 punonjës me Zoom

Shefi i një firme amerikane është kritikuar pasi ka pushuar nga puna 900 anëtarë të stafit në një lidhje në Zoom, raporton BBC.

“Nëse jeni në këtë lidhje atëherë jeni pjesë e grupit të pafat që është pushuar”, ka thënë Vishal Garg, shefi-ekzekutiv i firmës “Better.com”.

Kjo ka bërë bujë në rrjete sociale. Është kritikuar ashpër vendimi i marrë, veçanërisht para Krishtlindjeve.

“Herën e fundit që e kam bërë këtë kam qartë. Do të kisha dëshirë që lajmet të ishin ndryshe. Do të uroja të ishim duke lulëzuar”, i ka thënë Garg stafit.

Gargi ka thënë se performanca e stafit dhe produktiviteti dhe ndryshimet në treg kanë qenë prapa këtij pushimi masiv, të asaj që thuhet se janë 15 për qind të stafit të punës në Better.com.

Ai nuk përmendi 750 milionë dollarë infuzion që Better.com ka marrë nga investuesit javën e kaluar.

Pas pushimit, revista Fortune ka konfirmuar se Garg ishte autori i një postimi anonim në blog ku ka akuzuar stafin e shkarkuar të firmës së tij për vjedhje nga kolegët dhe konsumatorët, si dhe për joproduktivitet duke punuar vetëm dy orë në ditë e duke pretenduar se kanë punuar tetë apo më tepër orë.

Kompania, që ka synim të përdorë teknologjinë për të bërë procesin e blerjes së shtëpive më të shpejt dhe efikas, po mbështetet nga konglomerati japonez Softbant dhe vlen afro 6 miliardë dollarë.

Stili menaxhues i Gargut është kritikuar, pasi një email që u ka dërguar stafit ishte siguruar nga Forbesi vitin e kaluar.