Kuriozitet

Një dhi vjedh dokumentet qeveritare në Indi

Një dhi hyri në një zyrë të Qeverisë në Indi dhe u largua me një dosje plot me letra të cilat i kishte marrë brenda ndërtesës.

Hyrja dhe dalja e saj nga zyra qeveritare u kap nga kamerat.

Videoja e filmuar jashtë zyrës së Sekretarit të Panchayat në Chaubepur, Kanpur, tregon pamjet e një punonjësi që ndjek dhinë derisa ajo mbante dosjen me letra në gojë.

Dëshmitarët thanë se dhia kishte hyrë në ndërtesë derisa punonjësit po punonin jashtë dhe e njëjta pastaj u largua me letra nga një zyrë ku ruhen dokumentet të cilat kishin lidhje me projektet e zhvillimit të fshatit.

Zyrtari i zhvillimit të bllokut Chaubepur, Manulal Yadav, tha se dosja e marrë nga dhia nuk përmbante dokumente zyrtare.

Punonjësit gjetën pastaj shumicën e letrave nga kafsha, por disa nga to ishin përtypur.