Kuriozitet

Plani i Australisë për ta ruajtur ishullin e të vdekurve

Descriptive Text

Ky ishull i vogël në brigjet e Portit Artur të Tasmanisë është varrezë e mijëra njerëzve, përfshirë të dënuar, gra dhe fëmijë.

Porti Artur është një prej atraksioneve turistike të Tasmanisë dhe ishulli i të vdekurve ngjall interesim shumë të madh nga vizitorët që duan të dëgjojnë historinë e njerëzve që kanë jetuar dhe vdekur gjatë vitit 1800.

Tammy Reardon, ciceronia e këtij vendi turistik, thotë se gurët përfaqësojnë rrëfime njerëzish, jo vetëm historinë.

“Çdo gur përfaqëson jo vetëm personin, por krejt familjen dhe gjeneratat pas tij”, ka thënë ai.

Mirëpo, në dekadat e fundit, interesimi i madh i njerëzve ka përshpejtuar degradimin e gurëve dhe varreve.

“Kishim një sistem të shtigjeve në ishull që do të thotë se njerëzit po ecnin mbi varre të pashënjuar. Gurët janë dëmtuar nga vaji i lëkurës së njerëzve dhe gradualisht kanë përshpejtuar erozionin e gurëve”

Projekti i konservimit do të mbrojë varret dhe gurët për gjeneratat e ardhshme.

Me helikopterë janë sjellë shtigjet e fabrikuara që tani qëndrojnë më lart se toka, me qëllim që të ruhen varret.

Projekti ka përmirësuar përvojën e vizitorëve, pasi janë hequr disa barriera që e bënin të pamundur qasjen në krejt ishullin.

Për konservim janë shpenzuar 1.3 milion dollar.

Pas dy vjetësh pune, mbyllje të kufijve dhe izolimeve shkaku i pandemisë, Australia ngadalë ka nisur të hapet për pjesën tjetër të botës, duke shpresuar në ringjalljen e interesimit për varrezën e lashtë.