Kuriozitet

69-vjeçari japonez i mbijeton të ftohtit në det

Një 69-vjeçar për rreth 24 orë u ka mbijetuar ujërave të ftohta të Japonisë kur varka e tij u fundos.

Ai është shpëtuar nga rojat bregdetare të Japonisë, kur kolegët njoftuan për zhdukjen e tij. Japonezi është gjetur 30 kilometra larg vendit ku ishte zhdukur. Për orë të tëra ka qëndruar mbi varkën e shkatërruar.

Të ftohtit i ka rezistuar me batanije nga plastika. 69-vjeçari japonez ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spital pasi rojat bregdetare e sollën në portin e ishullit japonez të Yakushimas.

Mbetet e paqartë se çfarë po bënte në kohën e incidentit dhe çka e shkaktoi fundosjen e varkës së tij.