Kuriozitet

Pema e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë

Jill Bideni ka hapur sezonën e festave në Shtëpinë e Bardhë, me pranimin e pemës zyrtare të sivjetme të krishtlindjeve për shtëpinë më të pushtetshme të botës.

Pema është sjellë nga Karolina Veriore. Pasi ka përshëndetur të pranishmit dhe ka shikuar dhuratën, zonja e parë ka thënë: “Shih sa e bukur është”.

Ajo ka thënë gjithashtu se vërtetë është mahnitur me dhuratën. Zonja Biden ka thyer një degë të vogël të pemës zyrtare të Dhomës së Kaltër, duke ia dhuruar nipit të saj.

I biri, Hunter Biden, gruaja e tij, Mellisa, dhe i vogli Bo ishin në mesin e këshilltarëve dhe mysafirëve gjatë hapjes së sezonës së parë të festave zyrtare të Bidenëve në krye të Shtëpisë së Bardhë. Biden kanë qenë edhe gjatë dy mandateve të ish-presidentit Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, por atëherë Joe Biden ishte zëvendëspresident.