Nuk ka asgjë të keqe të shkurorëzohesh me dikë me të cilin nuk të shkon mirë, por çka nëse je personi i vetëm në këtë “lidhje”?
Nga kush të shkurorëzohesh?
Në shtator të këtij viti, 33-vjeçarja braziliane Cris Galera, vendosi të bëjë diçka që s’e kishte bërë askush - të martohej me vetveten.
Cris “me rastin e ceremonisë” tha se ishte lodhur duke u mbështetur te burrat dhe se ishte më e lumtur me veten.
Por tash duket se ka ndryshuar mendje. I gjithë ky ndryshim pasi gjeti njeriun e duhur. Kështu vendosi të shkurorëzohet nga vetja.
Duke folur për “martesën” e saj, Cris tha se ajo ishte "e lumtur derisa ajo zgjati".
“Gjithmonë kisha frikë se mos mbetesha vetëm, por me kalimin e kohës kuptova se kisha shumë për të mësuar për veten dhe për të pranuar veten. Është e vërtetë. Kam lundruar në një valë sologamie dhe kam vendosur të martohem me veten. E festoj dashurinë për veten dhe dua të jem një frymëzim për gratë për të rritur vetëbesimin", ka shkruar modelja poshtë fotove ku ajo pozoi me fustan nusërie.
Ky gjest i saj mori dhënë dhe fotot e saj u komentuan shumë në rrjetet sociale. Natyrisht, pati edhe shumë komente fyese. /klix