Kuriozitet

Një mace 26-vjeçare pritet të futet në Librin e Guinessit

Një mace në Oregon të SHBA-së shumë shpejt mund të marrë titullin si macja më e vjetër në botë. Pronarët e saj kanë bërë me dije se macja e quajtur Samm, është 26-vjeçare, derisa atyre u kanë rekomanduar që ta paraqesin në Librin e rekordeve Guiness.

"E pyeta Guinessin dhe atë më than që macja më e vjetër e regjistruar e gjallë është një 24-vjeçare", deklaroi njëri pronar. Ky i fundit është çuditur me këtë duke thënë se do t'ua paraqesë ekipeve të Guinessit.

Macja më e vjetër ndonjëherë ka qenë nga Teksasi, e cila jetoi 38 vjet e 3 ditë.

Jetëgjatësia normale e maceve mund të jetë deri në 20 vjet