Lëmsh

Infermierja amerikane fiton 200,000 dollarë në llotari në ditën e parë të pensionimit

 

Një infermiere në Kentucky të SHBA-së e cila kishte shërbyer në vijën e parë të frontit në betejën me COVID-19, e ka nisur pensionimin me një shumë të madhe parash, për të cilat ajo thotë se ishte çështje fati.

Gruaja e cila ka zgjedhur të mbetet anonime, ka thënë se kishte vetëm disa orë në ditën e saj të parë të daljes në pension më 4 nëntor, kur bleu një biletë lotarie fituese prej 200,000 dollarësh, sipas një njoftimi për shtyp nga Lottery Kentucky.