Autoritetet e Kolumbisë kanë nisur sterilizimin e hipopotamëve të ish-bosit të drogës, Pablo Escobar. Sa ishte gjallë, ky i fundit kishte importuar ilegalisht një tufë hipopotamësh, duke i quajtur "hipopotamët e kokainës".
Fshati Hacienda Nápoles në Kolumbi ka qenë në rrezik të shumimit të këtyre kafshëve, duke bërë autoritetet të ndërhyjnë përmes sterilizimit. Një pjesë e popullatës ka bërë thirrje që ato të vriten, pasi ua kanë dëmtuar jetën bujqësore.
Vitin e kaluar ishte raportuar se hipopotamët e Escobarit kanë "pushtuar" Kolumbinë, pasi ishin shtuar shumë.
Në fillim të viteve 80-ta, mbreti i drogës Pablo Escobar ka krijuar një kopsht zoologjikë në Kolumbi të mbushur me kafshë ekzotike, duke përfshirë rinoqeron, gjirafa, zebra dhe hipopotamë.
Kur mbretëria e Escobarit u shemb në vitet 90-ta, kafshët u vendosën në kopshte zoologjike, përveç katër hipopotamëve, të cilët janë rritur në numër e po konsiderohet si kafshë pushtuese, mbetjet e të cilave po bëjnë dëme të mëdha në ekosistemin ujorë të Kolumbisë.