Kuriozitet

Kapet peshku me peshë 2 ton në brigjet e Spanjës

Biologu detar Enrique Ostale nuk u besonte syve kur pa një peshk gjigant të ngatërruar në rrjetat e një varke peshkimi në brigjet e Spanjës.

Peshku është një specie e klasifikuar si e pambrojtur dhe që nuk konsumohet në Evropë.

Krijesa mbresëlënëse ishte 3.2 metra e gjatë dhe 2.9 metra e gjerë dhe ishte peshku më i madh i kësaj specie i gjetur ndonjëherë në zonën e Ceutës.

Ostale vlerëson se pesha e peshkut “mamuth” duhet të ketë qenë rreth 2 ton.