Autoriteti për kafshët e egra në Kolorado thotë se një kaproll i pakapshëm që endet kodrave me një gomë makine në qafë për të paktën dy vjet, më në fund është liruar nga ajo pengesë.
Kaprolli 270 kilogram u vu re në jugperëndim të Denverit të shtunën në mbrëmje dhe iu dha qetësues. Zyrtarëve iu deshtë të prisnin brirët e tij për të hequr gomën sepse ata nuk mund të copëtonin çelikun në rruazën e gomës.
"Ne do të kishim preferuar të prisnim gomën dhe t'i linim brirët për aktivitetin e tij, por situata ishte dinamike dhe na duhej ta hiqnim gomën në çdo mënyrë të mundshme," tha oficeri Scott Murdoch.
Murdoch dhe oficeri i tij Dawson Swanson vlerësuan se kaprolli hoqi rreth 16 kilogramë me heqjen e gomës, brirët dhe mbeturinat brenda gomës.
Kaprolli ishte vu re më 2019 me gomën rreth qafës, raporton AP.
-
12 tetor 2021 18:41
-
Shpërndaje në: