Kuriozitet

Boshnjaku e bën shtëpinë rrotulluese një monument dashurie për gruan e tij

Descriptive Text

Një shtëpi familjare në një qytet të vogël në Bosnjën veriore është në mënyrën e vet një monument i dashurisë.

Shtëpia në Srbac është projektuar dhe ndërtuar nga 72-vjeçari Vojin Kusiq. Me një fasadë të gjelbër dhe çati të kuqe metalike, mund të rrotullohet duke bërë një rreth të plotë për të kënaqur dëshirat e ndryshueshme të gruas së tij Ljubica për atë që ajo do të donte të shihte kur të shikonte nga dritaret e saj.

"Pasi arrita një moshë të shtyrë dhe pasi fëmijët e mi morën përsipër biznesin familjar, më në fund kisha kohë të mjaftueshme për t'i dhënë detyrë vetes që t'i realizoja gruas time dëshirën e saj që të mund të ndryshonte pozicionin e dhomave në shtëpinë e saj kur të donte”, deklaroi Kusiq.

Shumë vite më parë kur u martuan, Kusiq kishte ndërtuar një shtëpi tjetër, tipike për veten dhe gruan e tij, në të cilën ata rritën tre fëmijët e tyre. Në atë kohë, gruaja e tij donte që dhomat e tyre të ishin kah dielli , kështu që ata bënë. Por kjo do të thoshte se dhoma e tyre e ndejës ishte përballë rrugës. Pas një kohe, ai thotë se gruaja e tij u ankua se "ajo nuk mund të shihte njerëz që hynin në oborrin tonë të përparmë" dhe Kusiq duhej të rimodelonte gjithçka.

Pastaj gjashtë vjet më parë, i vetmi nga tre fëmijët e Kusiq që nuk u largua nga shtëpia, një djalë, u martua dhe prindërit e tij vendosën ta linin atë të jetonte në katin e fundit të shtëpisë së tyre të familjes ndërsa ata lëviznin në katin përdhes.

Kusiq, i cili nuk kishte shanse për shkak të kushteve për të shkuar në kolegj, projektoi dhe ndërtoi shtëpinë e tij rrotulluese vetë, duke përdorur motorë elektrikë dhe rrotat e një automjeti të vjetër transporti ushtarak.

Image