Lëmsh

Policia daneze konfiskon Lamborghinin që tejkaloi shpejtësinë, do ta vë në ankand

 

Policia daneze ka konfiskuar një veturë luksoze me performancë super të shpejtë, pasi pronari i saj është kapur duke e vozitur atë me shpejtësi të madhe, në rrugën nga Gjermania për në Norvegji, ka bërë të ditur një gazetë në Danimarkë.

Pronari i veturës, një qytetar irakian, i cili aktualisht banon në Norvegji, e i cili nuk është identifikuar, është kapur të enjten duke vozitur 236 kilometër në orë, me Lamborghini Huracan, në autostradën ku shpejtësia maksimale e lejuar është 130 kilometër në orë. Sipas një ligji të ri danez, policia mund ta konfiskojë veturën e vozitësit të papërgjegjshëm, dhe ta vë në ankand për shitje, ndërkohë që paratë nga shitja shkojnë direkt në arkën e shtetit.