Lëmsh

29 ditë të humbur në det – dy burrat rrëfejnë si ia dolën të mbijetonin

 

Për 29 ditë, dy burra nga Ishujt Solomon kanë qenë të zhdukur në det pasi gjurmuesi i tyre GSP ndaloi së funksionuari. Ata u shpëtuan në brigjet e Papua Guinesë së Re, rreth 400 kilometra nga vendi ku kishte nisur udhëtimi i tyre.

Livae Nanjikana dhe Junior Qoloni u nisën nga Mono Island në provincën perëndimore, në mëngjesin e 3 shtatorit me një motoskaf të vogël. Plani i tyre ishte të udhëtonin 200 kilometra në jug të qytetit Noro, përmes bregdetit perëndimor të ishullit Vella Lavella.