Bill Gates ka hedhur poshtë preokupimin e Jeff Bezosit dhe Elon Musk për investim jashtë planetit Tokë. Në një intervistë, themeluesi i Microsoftit ka thënë se nuk është i interesuar për gjëra të tilla, dhe se për të e rëndësishme është mposhtja e sëmundjeve që po rrezikojnë botën.
“Nuk e di, jam i fiksuar me gjëra të tilla si malaria dhe HIVi, dhe heqja qafe e këtyre sëmundjeve”, ka thënë ai. I pyetur për hapësirën, miliarderi ka potencuar se ka mjaft për të bërë këtu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hapësirë? Ne kemi shumë për të bërë këtu në Tokë”.
Intervistuesi këtë e quajti si fjali epike, duke “falënderuar” Gatesin “që nuk po përpiqet të ikë nga planeti Tokë me një anije kozmike”.