Kuriozitet

Disa argjentinas gjatë pandemisë kanë marrë kafshë shtëpiake të pazakonta

Miliona persona kanë gjetur ngushëllimin gjatë pandemisë te kafshë shtëpiak, ndonjë qen apo mace. Disa prej tyre kanë gjetur ngushëllimin te kafshë tjera, ndonjë kal, derr apo edhe merimanga të mëdha, shkruan agjencia AP.

Pasi që koronavirusi nisi të qarkullonte në Argjentinë vitin e kaluar, Luciana Benettit iu shkatërrua plani për të organizuar një festë të madhe për ditëlindjen e saj të 15-të.

Kështu në vend të festës, prindërit e saj i bënë dhuratë asaj. Ia dhuruan një derr.

Chanchi u kthye në një mik besnik të saj, duke vrapuar tek ajo në momentin kur i ra të fikët.

“Një ditë këmbët e mia më lëshuan dhe ai vrapoi tek unë. Më kapi për flokë dhe më ngrehi kokën lartë”, tregon Luciana.

Ajo po mbante mësime online nga shtëpia, ndërsa nuk ishte në gjendje të takohet me shoqërinë.

“Nuk po ndjehesha mirë. Më merreshin mendët, pasi nuk po mund të dilja”, tregon Luciana.

Ajo thotë se pa Chancin, një derr racës Juliana, me peshë 20-kilogramë, nuk do të mund ta kalonte këtë periudhë. Derri shpesh flen në shtrat me të.

Veterineri argjentinas Adrian Petta, ka thënë se në 18 muajt e fundit të pandemisë ka parë shumë kafshë të pazakonta, si derra, lepuj, zogj, minj apo edhe merimanga.

“Shumë njerëz janë ndjerë të vetmuar dhe kanë zgjedhur kafshë”, thotë Petta.

Image

Kështu është rasti edhe me infermierin 50-vjeçar Osvaldo Negri.

Ai nisi të rriste merimanga për të larguar frikën nga to, tash ka plotë 60. Ai ka thënë se duke u kujdesur për to e ka ndihmuar të largojë mendjen nga ngarkesa e madhe në spitale si pasojë e COVID-19.

Image

Në jug të Buenos Airesit, 77-vjeçari Alberto Castro kaloi shumicën e kohës së tij në Hogar San Jose, një shtëpi e të moshuarve, duke qëndruar ulur në karrige.

Kjo ndryshoi marsin e kaluar, kur nisi të paraqitej pandemia, kur operuesi i shtëpisë Alejandro Moreno Hueyo, bleu një kalë me emrin Coco.

Castro është kujdesur për kalin, që erdhi në gjendje të rëndë.

“Më ndryshoi jetën. Kujdesem për të. Sa herë që jam atje, ai e di se asgjë nuk do të ndodhë”, thotë Castro.