Kuriozitet

Legjendari Ronaldo Nazario feston dy ditëlindje, arsyeja është e çuditshme

Rrjetet sociale dje ishin të mbushura me urime për legjendarin Ronaldo Nazario në ditëlindjen e tij të 45-të dhe kjo do të ishte krejtësisht në rregull nëse e njëjta gjë nuk do të kishte ndodhur vetëm katër ditë më parë.

Legjenda braziliane ka fatin të festojë dy herë ditëlindjen dhe arsyeja është e çuditshme.

Nëse përpiqeni të gjeni diçka më shumë për Ronaldon në internet, data e lindjes është zakonisht 18 shtatori, kur ai në fakt edhe ka lindur, por ka edhe të dhëna që pretendojnë se ai ka lindur katër ditë më vonë.

Në fakt, babai i Ronaldos e raportoi lindjen e djalit katër ditë pasi ai lindi dhe 22 shtatori u regjistrua si data zyrtare e lindjes së tij dhe vetë Ronaldo e shënon atë në rrjetet sociale.

Ronaldo, që për shumëkënd është sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave, gjatë karrierës aktive luajti për Cruzeiro, PSV, Barcelona, ​​Inter, Real, Milan dhe Corinthians.

Me Brazilin fitoi dy herë titullin e botës dhe fitoi dy po ashtu dy herë “Topin e Artë”.