Lou, një qen trevjeçar nga Shtetet e Bashkuara, ka hyrë në Librin e Rekordeve të Guinnessit për veshët e gjatë, plotë 34 centimetra, shkruan “Daily Mail”.
Lou u fut në librin e rekordeve pasi pronari i saj kishte më shumë kohë për t'u shoqëruar me kafshën e saj gjatë pandemisë dhe bllokimit dhe zbuloi se ishte ndryshe nga qentë e tjerë të së njëjtës racë.
Gjatësia e veshëve të Lous kaloi pa u vënë re derisa Paige Olsen, një veterinare, i mati ato në kohën e pandemisë. Pastaj ajo vendosi të aplikojë për Librin e Rekordeve Guinness.
Olsen tha se Lou nuk shqetësohet nga veshët e saj të gjatë në jetën e përditshme dhe se ato nuk kërkojnë mirëmbajtje të veçantë, përveç një kontrolli mujor të pastërtisë.
Ajo shtoi se shpreson që futja e Lous do të frymëzojë dashamirët e kafshëve që "të pranojnë specifikat e kafshëve shtëpiake të tyre dhe t'i duan gjithmonë, ashtu siç janë".