Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Birra me 28% alkool e jashtëligjshme në 15 shtete të SHBA-së

Birra amerikane “Samuel Adams” ka nxjerrë në shitje një variant të ri, që është aq i fortë saqë është i jashtëligjshëm në 15 shtete.

Prodhuesi i birrës tha se varianti i ri do të nisë shpërndarjen ne dyqane duke filluar nga 11 tetori. Por ata që duan ta provojnë nuk do të jenë në gjendje ta blejnë në shtetet si Alabama, Arkansas, Xhorxhia, Ajdaho, Misuri, Misisipi, Montana, Krolina e Veriut, Nju Hempshajër, Oklahoma, Oregon, Karolina e Jugut, Juta, Vermont dhe Virxhinia Perëndimore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Birra, e quajtur “Utopia”, është e jashtëligjshme në këto shtete pasi përmban 28% alkool, mbi 5 herë më shumë sesa birrat normale në SHBA.

Por edhe në vendet ku është e ligjshme të shitet, sërish mund të jetë e vështirë ta gjesh. Kompania ka thënë se do të prodhojë vetëm 13 mijë shishe çdo dy vjet, me një çmim prej 240 dollarësh për një shishe 0,75-litërshe.

Birra “Utopia” nisi të prodhohet në vitin 2002 dhe përgjatë viteve çmimi i saj është rritur.