Kuriozitet

Johnson e ftoi të vaksinohet, presidenti brazilian ka një reagim ‘epik’

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka vazhduar të rezistojë ndaj marrjes së vaksinës anti-COVID. Këtë e ka bërë të ditur edhe në një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ku u takuan në New York të hënën.

Ky i fundit i ka bërë thirrje Bolsonaros të vaksinohet, duke i thënë se vetë ka marrë të dy dozat, derisa presidenti brazilian, ka kundërshtuar dukë bërë me gisht.

“AstraZeneca është vaksinë e shkëlqyer, unë e kam marrë”, i ka thënë Johnson, derisa Bolsonaro, i ka folur për menaxhimin e mirë të pandemisë.

Bolsonaro është një ndër udhëheqësit politikë që zëshëm ka kundërshtuar vaksinën dhe vaksinimin. Në një rast ai kishte thënë se nuk i di efektet e vaksinës, duke cituar kontratën e kompanisë Pfizer “se nuk dihen efektet anësore”.

“Në rast se shndërroheni në krokodil, ky është problemi juaj”, kishte thënë ai.