Babai i një vajze shtatëvjeçare, flokët e së cilës u prenë nga një mësuese pa lejen e prindërve, ka paditur rrethin e shkollës dhe dy anëtarë të stafit, me dëmshpërblim 1 milion dollarë.
Padia e Jimmy Hoffmeyer thotë se të drejtat kushtetuese të vajzës së tij janë shkelur, derisa ai e ka nxjerrë vajzën nga shkolla. Një hetim nga distrikti shkollor arriti në përfundim në korrik se derisa mësuesja kishte thyer politikën e shkollës, ajo nuk kishte vepruar me paragjykime racore.
Mësimdhënësja u qortua, mirëpo u lejua të mbante punën e saj në Shkollore Fillore Ganiard në Mount Pleasant.
Hoffmeyer i tha AP-s se prillin e kaluar vajza ishte kthyer në shtëpi me pjesën më të madhe të flokëve në në njërën anë të kokës së prerë. Një shok i saj thuhet se kishte përdorur gërshërë për t’ia prerë flokët vajzës Jurnee, mirëpo prindi deklaron se mësuesja është ajo që kreu veprimin në fjalë.