Kuriozitet

Barbie kukull për krijuesen e vaksinës së Oxfordit

Sarah Gilbert, profesoreshë e virologjisë në Universitetin e Oxfordit, është nderuar me një Barbie kukulle të sajën, për arritjet gjatë pandemisë, shkruan BBC-ja.

Profesoresha është udhëheqëse e projektit për zhvillimin e vaksinës së Oxfordit kundër COVID-19, që tashmë përdoret në shumë vende të botës.

Me këtë Gilberti u bashkohet pesë grave të tjera të fushës së shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës që janë nderuar me kukulla të tilla.

Ajo shpreson që kukullat e prezantuara të mërkurën do ta frymëzojnë brezin e ri të vajzave të merren me këto drejtime që rëndom përfshijnë pak gra.

Profesoresha ka punuar në zhvillimin e vaksinave për patogjenë të ndryshëm, përfshirë gripin, MERS-in, ethet hemorragjike krime-kongo dhe më 2020 kishte filluar projektin për vaksinën kundër SARS-CoV-2.

Bashkë me kolegët ka arritur që vaksinat e reja të arrijnë në fazën e zhvillimit klinik.

Në qershorin e këtij viti Britania e Madhe e nderoi Gilbertin me titullin damë për punën e saj në shkencë dhe në shëndetin publik, me rastin e ditëlindjes së mbretëreshës Elizabeth.