Lëmsh

Lirohet nga burgu pas 30 vjetësh amerikani që ishte dënuar gabimisht për një vrasje

Foto: AP
 

Një person nga Filadelfia e SHBA-së është liruar nga burgu pasi kishte kaluar më shumë se tri dekada prapa grilave, për një vrasje që nuk e kishte kryer.

“Ndihem tej mase i lumtur, që pas 30 e më shumë vjetësh, pasi vazhdimisht trokita në derë që dikush të më dëgjonte, kjo ditë erdhi më në fund”, ka thënë 60-vjeçari Curtis Crosland për CNN.