Lëmsh

Rinoqeronti verior në zhdukje, shkencëtarët krijojnë embrione për ta shpëtuar

 

Shkencëtarët janë duke bërë përpjekje për të shpëtuar rinoqerontin e bardhë verior. Këtë po e bëjnë duke krijuar embrione shtesë të llojeve, që deri më tash i kanë bërë gjithsej 12. Një nga dy ekzemplarët e gjallë në botë, femra Fatu që jeton me nënën e saj Najin, në 90.000 hektarë të Kenisë, siguroi vezët për projektin. Në anën tjetër, spermatozoidi ishte marrë nga dy rinoqeront meshkuj të vdekur.

Drejtori i ekipit biologjik, Richard Vigne, ka deklaruar se beson që shanset e projektit janë të mëdha, mirëpo puna nuk është fare e lehtë. "ne jemi duke bërë gjëra që janë të avancuara nga një përspektivë shkencore dhe ne po merremi me gjenetikën, me dy rinoqerontët fundit veriorë të bardhë, të mbetur në planet.