Kuriozitet

Gazetari shkoi për të raportuar për humbjen e 2-vjeçarit, por u bë hero duke e gjetur atë

Një djalosh dy-vjeçar, i cili ishte raportuar i humbur nga prindërit, është gjetur nga një gazetar që kishte shkuar për të raportuar pikërisht për humbjen e tij.

Giuseppe Di Tommaso kishte shkuar pranë shtëpisë së djaloshit në Mugello të Italisë për të bërë një raportim lidhur me humbjen e tij, por ka përfunduar duke qenë heroi i ditës.

Gazetari ka treguar se momenti ishte shumë emocionues, madje shumica nuk po e besonte dot.

“Këtë mëngjes, ndërsa isha në veturë me grupin e xhirimit, u kërkova të më linin në një zonë rreth 500 metra nga shtëpia e djalit. U futa në pyll dhe dëgjova të qarat e një djali të cilat vinin nga rreth 300-400 metra. U afrova atje dhe nisa të thërrisja emrin Nicola. Dëgjova një reagim: ‘Mami’. Më pas u afrova dhe pash Nicolan. Ndërsa ishte duke kaluar edhe një veturë e policisë, e cila erdhi menjëherë dhe mori djalin e vogël”, tregoi gazetari.

Nicola Tanturli u kthye pranë familjes dhe tashmë është shëndoshë e mirë. \ a2news

{gallery}