Trinjaket të cilat kanë lindur me vetëm katër minuta diferencë secila, pritet të sjellin në jetë fëmijët e tyre me vetëm pak javë diferencë po ashtu.
Motrat nga Los Anxhelosi, po presin të bëhen nëna në të njëjtën kohë dhe po ashtu parashikojnë se do të bëhen një familje shumë e madhe së bashku.
Gina, Nina dhe Victoria, janë trinjaket të cilat janë shtatzënë dhe brenda pak muajsh edhe do të sjellin në jetë fëmijët e tyre të parë. Ato pritet që të sjellin në jetë gjithsej, dy djem dhe një vajzë.
Motrat 35-vjeçare parashihet se do të lindin njëra në korrik, njëra në gusht dhe tjetra në nëntor.
