Kuriozitet

Shkon për të nxjerrë 20 dollarë në bankomat, i gjen një miliard në llogari

Julia Yonkowski nga Florida është bërë miliardere për vetëm një fundjavë – falë gabimit të një banke.

“E di se shumica e njerëzve do të mendonin se kanë fituar lotarinë, por unë u frikësova”, është shprehur ajo.

Yonkowski gjeti gabimin në bankën Chase në Largo të Floridas, në momentin kur kishte shkuar për të tërhequr 20 dollarë në bankomat.

Më pas vendosi të shikonte gjendjen e llogarisë – dhe kuptoi se ishin 999 milionë e 985 mijë e 855 dollarë në të.

“Kam lexuar rrëfime për njerëzit që marrin paratë dhe më pas u duhet t’i kthejnë dhe këtë s’do ta bëjë kurrë sepse nuk ishin të mijat”, ka deklaruar ajo për mediat lokale.

Yonkowski ka thënë se u përpoq disa herë të kontaktonte me bankën, por që ende s’ka rënë në kontakt. Ajo ka shprehur shpresën se gjithçka do të rregullohet shpejt.

“Më frikëson për shkak të sulmeve kibernetike. Nuk di as çfarë të mendoj”, ka deklaruar ajo.