Kuriozitet

Miliona njerëz u bënë milionerë gjatë pandemisë COVID-19

miliona

Mbi pesë milionë njerëz janë bërë milionerë në botë në vitin 2020 pavarësisht dëmit ekonomik nga pandemia COVID-19.

Derisa shumë njerëz të varfër u bënë edhe më të varfër, numri i milionerëve u rrit për 5.2 milionë në 56.1 milionë në mbarë botë, ka gjetur Credit Suisse, raporton BBC.

Më 2020 mbi 1 për qind e të rriturve në botë u bënë milionerë për herë të parë.

Rikuperimi i tregjeve të aksioneve dhe rritja e çmimeve të shtëpive ndihmuan në rritjen e pasurisë së tyre.

Krijimi i pasurisë duket se ishte “shkëputur plotësisht” nga problemet ekonomike të pandemisë, thanë studiuesit.

Pasuria totale globale u rrit me 7.4 për qind, thuhet në raport.