Kuriozitet

Fosilet gjigante të rinoqerontit në Kinë zbulojnë se specia e re ishte më e gjatë se gjirafa

Një specie e re e rinoqerontit antik gjigand - ndër gjitarët më të mëdhenj që ecin në tokë - është zbuluar në Kinën veri-perëndimore, thonë studiuesit.

“Linxiaense Paraceratherium”, e cila jetoi rreth 26.5 milion vjet më parë, peshonte 21 ton - ekuivalenti i katër elefantëve të mëdhenj afrikanë.

Koka e krijesës pa brirë mund të arrijë deri në 7metra për të arritur majat e drujnve, duke e bërë atë më të gjatë se një gjirafë.

Gjetjet e reja u bënë nga fosilet e zbuluara në Provincën Gansu, shkruan BBC.

Në një studim të botuar në revistën Biologjia e Komunikimeve, shkencëtarët thanë se analiza e fosileve - gjetur pranë fshatit Wangjiachuan më 2015 - tregoi një specie krejtësisht të re që ishte ndryshe nga rinoqerontët e tjerë të njohur.