Një nënë ka ndarë një letër nga një grua që i është lënë në derën e veturës, duke thënë se pasi që e kishte lexuar e kishte bërë të qante.
Ajo tha se djali i saj nëntë muajsh kishte filluar të qante gjatë kohës derisa ajo po voziste deri te shkolla e djalit të saj tjetër nëntë vjeçar.
Ajo shpjegon se djali i saj mund të kishte alergji dhe donte të mbahej patjetër nga ajo, por pasi ajo po voziste ai filloi të bëhej edhe më shumë i mërzitur.
Por djali saj tjetër, i cili ishte pothuajse tre vjeçar e ka lehtësuar situatën, ku me durim e ka ulur afër ulëses së tij dhe kanë shikuar nga dritarja.
Në një postim në një grup në Facebook ajo ka thënë se vetura e saj ishte në Matalan të martën në mëngjes kur ajo pa letrën.
“Ti ke fëmijë të bukur, faleminderit që më keni bërë të qesh sot nga vetura. Nga një nënë te një tjetër. Ti je duke bërë punë të mrekullueshme”, ka shkruar gruaja me emrin Sarah.
Ajo tha se kur e kishte parë letrën kishte filluar të qante nga gëzimi.
-
17 qershor 2021 10:38
-
Shpërndaje në: