Rreth 19 punëtorë janë arrestuar në një restorant të ushqimeve të shpejta në Pakistan, pasi refuzuan ta qerasin një grup zyrtarësh oficerë gjatë javës së kaluar.
Siç shkruan BBC, stafi i restorantit u mbajt i arrestuar gjatë së shtunës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo s’është hera e parë që ka ndodhur diçka e tillë në restorantin tonë”, kanë thënë në një deklaratë.
Nëntë oficerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast janë pezulluar nga puna, derisa zyrtari i lartë i policisë ka dënuar aktin e tyre.
“Askujt nuk i lejohet të marrë ligjin në duart e tij. Padrejtësitë nuk do të tolerohen dhe të gjithë ata do të dënohen”, ka thënë ai.
Oficerët thuhet se kishin shkuar në restorant dhe kishin kërkuar hamburgerë falas.