Pesë persona janë arrestuar në shtetin e Nepalit në Azi, nën dyshimet se kanë mashtruar qytetarë për “shanse luksoze të punësimit” përfshirë në Kosovë.
Siç ka njoftuar policia e kryeqytetit në shtetin me rreth 30 milionë banorë, një nga të arrestuarit dyshohet se i kishte marrë rreth 250 mijë rupi (mbi 1400 euro) nga një viktimë me premtimin se do ta punësonte në Kosovë.
Personat tjerë dyshohen për mashtrime të ngjashme, por me destinacion Azerbajxhanin, Spanjën, Arabinë e Kanadanë, siç kanë raportuar mediat në Nepal.
Viteve të fundit janë rritur raportimet nga bizneset se po marrin forcë punëtore prej shteteve të Azisë, kryesisht Bangldeshit.
-
Dy punëtorë nxirren të gjallë nga një tunel në Nepal, 9 ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse
-
Më shumë se 1000 të vdekur nga përmbytjet në Nepal
-
Nepali kryen një shpërthim të kontrolluar në një tunel, në kërkim të qindra të zhdukurve
-
Mbi 900 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet në Nepal
-
Nepali paralajmëron për përmbytje të reja, mbi 750 të vdekur dhe mijëra të zhdukur