Kuriozitet

Rinoqeronti i bardhë udhëton për në Japoni për të gjetur dashurinë

Një rinoqeront i bardhë 5-vjeçar ka udhëtuar nga Tajvani për në Japoni – si pjesë e një kërkimi për të gjetur dashurinë.

Emma ka nisur qëndrimin në kopshtin zoologjik të Japonisë “Tobu”, me rinoqerontin 10-vjeç Moran, i cili është shoqëruesi i parë i saj.

Ajo u zgjedh në mesin e një grupi prej 23 rinoqerontësh për t’u dërguar në Japoni, për shkak të “personalitetit të butë” që ka për të cilin stafi ka thënë se ajo “rrallë futet në përleshje”.

Qëndrimi i saj në kopsht është pjesë e një përpjekje për të rritur numrin e rinoqerontëve të bardhë në Azi, shkruan AP.

Rinoqeronti i bardhë klasifikohet si kafshë në kërcënim të afërt për zhdukje, sipas organizatës World Wide Fund for Nature, me rreth 18,000 që kanë mbetur.