Lëmsh

Bëhet virale videoja që tregon gëzimin e këlyshit kur fqinji shkon ta shëtisë

 

Një këlysh i vogël me gëzof të bardhë ka vjedhur zemrat e shikuesve në një video e cila u bë virale e që tregon reagimin e tij kur fqinji i tij erdhi për ta shëtitur.

Videoja u shpërnda për herë të parë në Reddit nga MitchMelly, duke treguar një burrë që shkon për të ecur me qenin e fqinjit të tij të moshuar, një Coton de Tulear shumë i ngazëllyer dhe i lezetshëm.