Kuriozitet

Fotografi kap momentin kur një baba i mjellmave të vogla kujdeset për to pas vdekjes së nënës

Një baba i mjellmave të vogla ka mbetur i vetëm një javë pasi nëna mjellmë lindi gjashtë zogjtë e saj.

Në lumin Charles Esplanade në Boston, familja e mjellmave u bë e famshme pasi zogjtë u çelën. Por ata shpejt u goditën nga tragjedia kur nëna vdiq më 31 maj pa ndonjë arsye të qartë, raportoi Boston Globe.

Babai i mjellmës që nga ajo kohë është kujdesur vetë për zogjtë e tij.

Një fotograf, Matthew Raifman, kapi një moment të këndshëm në kamera derisa babai mjellmë krijoi një djep me krahët e tij për të transportuar të sapolindurit e tij përtej Lumit Charles Esplanade.

Më 3 shkurt në një postim në Facebook, Raifman ka shkruar “mendoj se do të ndajë me ju një nga tregimet më të dhimbshme. Javën e kaluar gjatë zogjë mjellmash kanë çelur. Nëna e tyre ka ngordhur nga arsye të panjohura. Por ky baba mjellmë ka lënë vetën për t’u kujdesur. Sot më në fund e kisha mundësinë t’i fotografoja ato”, ka thënë ai.