Shkencëtarët kanë klasifikuar një specie të re dinozauri në Australi, të zbuluar në vitin 2007, si më e madhja e gjetur ndonjëherë në kontinent. Kooperenza Australotitane ose “titani jugor”, është në mesin e 15 dinozaurëve më të mëdhenj të gjetur në tërë botën. Ekspertët kanë bërë të ditur se dinosauri ka mundur të ishte rreth 6.5 metra i gjatë.
Skeleti i tij ishte zbuluar në afërsi të një ferme në Queensland në jug-perëndim.
Për identifikimin e dinozaurit, paleontologët kishin gjurmuar gjatë tërë dekadës së fundit, derisa kanë arritur ta identifikojnë si specia më e veçantë nga të tjerat. Kjo u bë përmes skanimeve të kockave të tij nga sauropodët e tjerë.
Sauropodët ishin dinozaurë që hanin bimë, të njohur për madhësinë e tyre. Kishin kokë të vogël, qafë shumë të gjatë, bisht të gjatë dhe këmbë të trasha.
Këta dinozaurë thuhet se endeshin në kontinent gjatë periudhës kretace, rreth 92-96 milion vjet më parë.