Kuriozitet

Një burrë udhëtoi tri orë me tren për të takuar një vajzë e cila nuk u paraqit në takim

Descriptive Text

Një burrë i cili ka udhëtuar 120 milje për takimin e parë me një vajzë është bërë viral pasi ai këtë e ka dokumentuar përmes një videoje në TikTok.

Craig Moffat 21-vjeçar, mori udhëtim prej tri orëve me tren nga Edinburgu në Aberdeen për të njohur një grua, emri i së cilës nuk dihet, në një market të një restoranti.

Pas 35 minutave gruaja ende nuk kishte arritur dhe Craig e pranoi faktin se ajo nuk do të vinte. Ai ia porositi vetës një pjatë me ushqim para se të bënte gjithë atë rrugë për kthimin e tij në shtëpi.

Moffat i cili ka qenë beqar për dy vjet, ka incizuar rrugëtimin e tij duke e përmbledhur të gjithin në një video të cilën pastaj e ka publikuar në TikTok.

Videoja është shikuar më shumë se 4 milionë herë, derisa shikuesit i kanë ofruar mbështetje atij.

Videoja fillon me Moffatin duke zbritur nga treni me një përshkrim “më në fund duke shkuar në një takim dy vjet pasi kam qenë beqar”.

Ai kishte marrë biletë të klasit të parë dhe e kishte shijuar rrugën me një gotë verë.

Më shumë se 500 mijë shikues e kanë pëlqyer dhe i kanë dhënë atij mesazhe mbështetëse. Dikush ka shkruar “ajo nuk të meriton ty shoku, ti do të gjesh shumë më mirë”.