Lëmsh

Nëna nuk është më, babai mjellmë kujdeset për të vegjlit

 

Disa ditë pasi një mjellmë ngordhi në një park të Bostonit, fotografi amator Matthew Raifman, realizoi një fotografi mallëngjyese të babait mjellmë që kishte marrë në kurriz të vegjlit. Kjo fotografi tani është shpallur një prej më të mirave të vitit.

“Ndjeva ngjashmëri në këtë histori, pasi e di mirë çfarë do të thotë të jesh një baba i ri, në vështirësi”, tha Raifman për CNN. Ai dhe bashkëshortja kanë një fëmijë 20-muajsh, me të cilin Raifman thotë se është shumë i lidhur. “Ky baba po merr përgjegjësi përballë një sfide në të cilën e ka vendosur jeta”.