Kuriozitet

Dhjetëra njerëz dënohen për vjedhjen e rërës së detit në Itali

Descriptive Text

Dhjetra njerëz po përballen me gjobë deri në 3 mijë euro për vjedhjen e rërës së plazhit dhe guaskave nga ishulli italian i Sardenjës, raportojnë mediat lokale.

Autoritetet kanë thënë të shtunën se 41 individë ishin raportuar për vjedhje të rreth 100 kg të sendeve nga plazhet në incidente të veçanta.

Rëra e bardhë e famshme e Sardenjës është e çmuar në ishull dhe është rreptësishtë e ndaluar ta heqësh atë.

Tregtia e rërës dhe guaskave të Sardenjës u bë e paligjshme në vitin 2017.

Gjobat e vendosura mund të duken të rënda, por prej vitesh banorët e ishullit janë ankuar për vjedhje të pasurive të tyre natyrore.

Turistët, kryesisht evropianë dhe përfshirë disa italianë, vjedhin rërën për ta mbajtur si suvenire ose e shesin në ankand në internet.

Si pjesë e një hetimi në vazhdim, policia ushtarake dhe doganore në Sardenjë kanë monitoruar aeroportet dhe portet, dhe gjithashtu duke kërkuar në faqet e internetit për shitje të paligjshme. Turistët që përpiqen të vjedhin rërën duke e futur në shishe në bagazhet e veturave të tyre janë kapur gjatë kontrolleve doganore duke përdorur rrezet X.