Kuriozitet

Gropa në Romë “gëlltit” dy vetura

Dy vetura janë gëlltitur nga një gropë në një rrugë në Romë, një nga shumë të tilla që kanë dëmtuar kryeqytetin italian vitet e fundit.

Dy veturat kanë rënë në thellësi prej 6 metrash dhe 20 metra e gjatë. Askush nuk është lënduar në incidentin i cili besohet se u shkaktuar nga rrjedhja e ujit në një garazh afër rrugës, sipas mediave italiane.

Gazeta The Corriere della Sera ka shkruar se banorët kanë raportuar për rrjedhjen gjatë ditëve të fundit.

Ka pasur rritje të numrit të gropave të tilla në Romë, të shkaktuara nga tunelet nëntokësore në qytet, kanalizimet dhe minierat antike, transmeton The Guardian.

Në janar të 2020-s, një ndërtesë afër Koloseumit u evakuua pasi një gropë u shfaq. Në maj të atij viti, një tjetër u hap në shesh përballë Panteonit.