Kuriozitet

Policia në Dubai alarmon për një “mace të egër” të lirë, por në të vërtetë mund të jetë luan

Descriptive Text

Policia në Dubai ka paralajmëruar për kujdes banorët e një lagje se një “mace e egër” është e lirë nëpër atë zonë.

Policia nuk ka treguar se për çfarë lloj kafshe bëhet fjalë saktësisht, por zyra e Qeverisë ka thënë se policët po kërkonin mace edhe pse ekziston dyshimi se mund të jetë luan apo kafshë tjetër e egër.

Policia u bëri thirrje njerëzve që të tregonin nëse e shihnin kafshën, shkruan AP.

“Policia e Dubait thotë se sjellja e çfarëdo kafshe të egër në mjedis publik është rreptësishtë e ndaluar me ligjet e Emirateve dhe shkelësit mund të përballen me dënim me burgim deri në gjashtë muaj, përveç dënimeve të rënda financiare”, ka shkruar zyra e Qeverisë.

Tundimi për të mbajtur luanë, tigra dhe kafshë të tilla të egra si kafshë shtëpiake është i përhapur në disa prej lagjeve të shteteve arabe, ku kjo shihet si status i pasurisë dhe fuqisë.

Edhe pse është ilegale të mbahen si kafshë shtëpiake, në Emiratet e Bashkuara Arabe ka pasur një numër të madh ku burra arabë janë parë me vetura luksoze nën shoqërinë e luanëve gjatë ngasjes.

Një luan u arratis nga një shtëpi më 2016, para se policia ta kapte sërish.

Në Kuvajt, një burrë u dënua më 2014 pasi luani i tij u arratis dhe sulmoi një pastruese filipinase.