Kuriozitet

Qentë e trajnuar ndihmojnë njerëzit me sëmundje të dallojnë kur gjendja u përkeqësohet

Kryetrajneri John Bates ishte duke folur në një konferencë “TED” para një audience të madhe, kur qeni i tij Flash eci përreth skenës, e nuhati dhe vazhdimisht e qëllonte atë me hundën e tij.

Flash po bënte atë që quhet “alarmim” në botën e qenve të cilët janë të trajnuar për ta ndihmuar një person me aftësi të kufizuar. Ai po i thoshte Batesit se nuk ishte mirë.

Pas fjalimit, Bates u kthye në dhomës e tij, mori ilaçet dhe shkoi të flinte, duke e shmangur një urgjencë të mundshme mjekësore, shkruan CNN.

“Ndjesia e nuhatjes së qenit është rreth 10,000 herë më e mirë se e njeriut”, ka thënë Mary Cortani, drejtoreshë e organizatës “Operation Freedon Paës”.

“Një qen i trajnuar mund të nuhasë ndryshime në trupin tonë, kur jemi të stresuar ose të sëmurë. Kështu ata mund të gjurmojnë një person i cili humb në pyll. Me milje larg, ata mund të nuhasin frikën dhe shqetësimin”.

Cortani ka shtuar se qentë e trajnuar mund të ndryshojnë jetën, madje të shpëtojnë jetën e njerëzve të cilëve u shërbejnë duke qenë roje për ta.

Bates ka një gjendje të rrallë shëndetësore e quajtur sindroma “Stevens-Johnson” e cila nxitet nga stresi, ndryshimet e kohës dhe parregullsitë në gjumë. Ai tregon se sa e rrezikshme mund të jetë kjo sëmundje dhe që mund të çojë në vdekje.

Atij i është dashur disa herë të shkonte në emergjencë për shkak të rrezikut ku është gjendur nga përkeqësimi i gjendjes shëndetësore.

Për të mbrojtur Batesit, që nga viti 2009 Flashi e alarmon atë sa herë që ndjen stresin e tij të ngritët në një nivel të rrezikshëm. Për shkak të mbrojtjes së Flashit, Bates ka fituar “liri të madhe veprimi”.