Kuriozitet

Dy aeroplanë përplasen mes vete sipër Denverit, nuk u lëndua asnjë person në këtë aksident

Dy aeroplanë janë përplasur mes vete në lartësi në Denver të mërkurën, duke lënë një aeroplan të ndarë gati në gjysmë dhe duke detyruar pilotin e aeroplanit tjetër që ta hapë parashutën për t’u ulur sigurt. Befasisht, asnjë person nuk është lënduar në këtë aksident, kanë njoftuar zyrtarët, raporton agjencia AP.

Të dy aeroplanët ishin nisur për të ateruar në një aeroport të vogël rajonal në periferi të Denverit, kur u përplasën në lartësi.

“Dy pilotët duhet të blejnë tash një biletë të lotarisë”, ka thënë zëvendës-sherifi i Arapahoe Countyt, John Bartmann. “Nuk mbaj në mend të ketë ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë, veçanërisht kur kanë shpëtuar personat. Mendoj se është pjesa më e jashtëzakonshme e kësaj”.

June Cvelbar ka treguar për kanalin televiziv “Kusa TV” se ka parë aksidentin.

“Pash dy aeroplanë duke fluturuar. Dëgjova një zhurmë, por nuk e kuptova se aeroplanët ishin përplasur”, tregon Cvelbar.