Lëmsh

Rrëfimi i personit i cili i lirua nga burgu pas pothuajse shtatë dekadash

 

Një person i cili ka qenë i burgosur për më afër shtatë dekada, është liruar nga burgu. Joe Ligon ka folur për BBC-në në lidhje me kalimin e gati shtatë dekadave në burg, pse ai priti kaq shumë për lirinë, dhe se si ai synon të kalojë pjesën tjetër të ditëve të tij.

“Unë kurrë nuk kam qenë vetëm, por jam i vetmuar. Unë preferoj të jem vetëm aq sa mundem. Duke qenë në burg, kam qenë në një qeli gjatë tërë kohës, që nga koha e arrestimit tim deri në lirimin tim”, ka thënë ai. “Kjo i ndihmon njerëzit si unë të cilët dëshirojnë të qëndrojnë vetëm, unë isha një lloj i personit të tillë, sapo hyja në qeli dhe mbylla derën, unë mbyllja derën dhe nuk shihja e as nuk dëgjoja asgjë. Pastaj na lejuan të kemi televizion dhe radio dhe ato ishin shoqëria ime”.