Kuriozitet

Një grua gjen të paktën 100,000 bletë në shtëpinë e saj për të dytën herë

Një grua nga Georgia ka mbetur e habitur kur ka gjetur një tufë prej të paktën 100,000 bletësh që jetonin në shtëpinë e saj – për të dytën herë.

Lisa Ohrmundt jeton në Decatur prej 14 vjetësh dhe i kishte thënë CNN-it se i duhej të hiqte bletët nga shtëpia e saj katër herë.

“Katër vjet më parë, në maj 2017, nxorëm një koshere vërtet të madhe jashtë, disa vjet më vonë nxorëm një më të vogël, pastaj pas një jave nxorëm një më të vogël dhe tash është kjo... shpresoj se do të jetë përfundimi i madh ky”, ka thënë ajo.

Ohrmundt ka thënë se i zbuloi bletët pasi i vërejti që po fluturonin përreth dhe jashtë shtëpisë dhe më pas që zhdukeshin.

Ajo ka thënë se një fqinj i ka treguar se edhe pronari i mëhershëm i shtëpisë së saj duhej që të nxirrte bletë për shkak të shumimit të tyre si në rastet që i ndodhën asaj.