Lëmsh

Familja australiane gjen mbi 50 lëkura gjarpri në çatinë e shtëpisë

 

Një familje australiane mbeti e habitur kur mbi 50 lëkura gjarpri i gjeti në çatinë e shtëpisë. Për këtë, familja njoftoi një gjuetar gjarpërinjsh në Rocksberg afër bregdetit Queensland për t’i larguar 30 lëkurat që ishin “zhveshur” nga pitonët, shkruan Dailymail.

Eksperti nga “Sunshine Coast Snake Catchers”, tha se kishte 20 lëkura të tjera në çati, derisa gjuetari tha se ishte e zakonshme t’i shihte lëkurat e gjarprit në çati.